Teuta Shala: Konferenca Shkencore, “Kosova 1989-1999: Organizimi dhe Qëndresa për Çlirim

Sot, në Prishtinë, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit, ka filluar punimet Konferenca Shkencore dy ditore: “Kosova 1989-1999: Organizimi dhe Qëndresa për Çlirim.” Kjo konferencë dy-ditore ka mbledhë 46 studiues nga fusha të ndryshme, të cilët po prezantojnë kumtesat e tyre shkencore. Pjesëmarrësit e konferencës do të eksplorojnë dhe diskutojnë periudhën kritike të historisë së Kosovës, duke analizuar organizimin dhe qëndresën e popullit kosovar gjatë dekadës që çoi në çlirimin e vendit. Kjo ngjarje ofron një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe për thellimin e kuptimit të procesit historik të çlirimit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

3 milionë udhëtarë në vetëm 5 muaj – Rama lavdëron bashkëpunimin Kosovë–Shqipëri në pikën doganore Morinë–Vërmicë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vlerësuar lart bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në pikën …