Turqia

Turqia pritet të marrë kontrollin e aeroportit të Kabulit, pas kërkesës se bërë nga talebanët ndaj Erdoganit

Turqia pritet të marrë kontrollin e aeroportit të Kabulit, pasi që një gjë të tillë ia kanë kërkuar vetë talibanët kryetarit turk. “Talibanët i kanë kërkuar Turqisë të drejtojë aeroportin e Kabulit me kusht që të ruajë kontrollin e sigurisë atje”, tha Rexhep Tajip Erdogan. “Çfarë thonë talebanët në lidhje me çështjen e aeroportit? Ata thonë na jep sigurinë, por ti e përdor atë”. Ai shtoi se do të merrte një vendim nëse Turqia mund të drejtonte apo jo aeroportin sapo të mbizotërojë qetësia, raporton BBC. Megjithatë, është dukur gjithnjë e më pak e mundshme që Turqia të pranojë ta bëjë këtë që nga e mërkura, kur filloi të tërheqë afërsisht 500 trupat e saj jo luftarake nga Afganistani.

Kontrolloni gjithashtu

Lista Serbe qëndron ulur gjatë një minute heshtje për dëshmorët në Kuvendin e Kosovës

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, e cila u mbajt më 5 maj …