30 Gushti - Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur shënohet edhe në Kosovë me disa aktivitete përkujtimore

30 Gushti – Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur shënohet edhe në Kosovë me disa aktivitete përkujtimore

Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Kur janë bërë 22 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, zyrtarisht edhe mbi 1600 persona figurojnë si të zhdukur. Kjo ditë do të shënohet me disa aktivitete nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur. Marshi përkujtimor fillon në orën 09:30, nga sheshi “Zahir Pajaziti”, për të arritur te lapidari dedikuar personave të zhdukur, pranë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Vendosja e luleve te lapidari për persona të zhdukur fillon në orën 10:00. Vizita dhe homazhe në lokacionin e pranimit të mbetjeve mortore gjatë procesit të riatdhesimit afër pikë kalimit kufitar në Merdare fillon në orën 12:00.

Kontrolloni gjithashtu

Prej nga po ushtrohen presionet mbi hetuesit e korrupsionit në Policinë e Kosovës

Largimi i Shemsi Hazirit, drejtuesit të Njësisë së Veçantë Hetimore brenda Policisë së Kosovës, ka …