leoni

U diskutua lidhur me Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Kosovës

U diskutua lidhur me Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Kosovës

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, ka mbajtur sot dëgjim publik, lidhur me Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës.Në fillim të takimit, Nait Hasani, kryetar i komisionit, bëri të ditur se lidhur me plotësim- ndryshimin e këtij ligji janë mbajtur takime me EUROSTAT-in dhe me të gjitha grupet e interesit. Me këtë rast, ai theksoi se nga kjo mbledhje do të merren në konsideratë të gjitha vërejtjet dhe propozimet nga akterët relevantë. Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi, gjatë fjalës së tij, tha se gjatë zbatimit të ligjit ekzistues është parë e nevojshëm plotësim-ndryshimi i tij. Krasniqi informoi se nga EUROSTAT-i dhe akterë tjerë relevantë, janë marrë rekomandimet për ndryshim të ligjit në dy nene: nenin 5, përmes të cilit parashihet që ASK-ja të jetë institucion i pavarur që vepron në kuadër të Kuvendit të Kosovës, si dhe të nenit 8, në të cilin parashihet që Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-ës për punën e vetë t’i përgjigjet drejtpërdrejt organit përkatës të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryetari i komisionit, Nait Hasani, e falënderoi përfaqësuesin e ASK-së për pjesëmarrje dhe dhënien e rekomandimeve. Ndërkaq, deklaroi se të gjitha propozimet e dërguara me shkrim do të merren në shqyrtim.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo, porositë që Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë dhe të përballojnë së bashku sfidat

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo, ka shprehur shqetësimin e tij në …