Ilir Peci: Kam kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, por më u ka refuzuar, për shkak se jam nga radhët e PDK-së

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci,  në një deklaratë për media thotë se ndihet i rrezikuar vazhdimisht nga grupet kriminale. Ai duke folur për djegien e dy veturave para objektit të komunës tha se dyshohen se janë 3-4 persona që kanë djegur veturat e komunës. Peci ka thënë se ka kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, por iu është refuzuar, për shkak se vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Një grup ka djegur veturat, për faktin se është shtuar numri i shërbimeve te qytetareve nga komuniteti serb por edhe dëgjimet publike që janë. Unë ndihem i rrezikuar dhe vazhdimisht kam kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, por që kjo më është refuzuar,  thotë Ilir Peci.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …