leoni

Flet Ilirjan Dhima, Kryetar i Shoqatës “Shqipëria” në Greqi: Pas vizitës së Ramës është rritur ndjeshëm respekti i popullit grek për ne

Flet Ilirjan Dhima, Kryetar i Shoqatës “Shqipëria” në Greqi: Pas vizitës së Ramës është rritur ndjeshëm respekti i popullit grek për ne

Fëmijët nuk duan të kthehen në Shqipëri se shohin paga të ulta, pasiguri dhe papunësi.

Që nga viti 2008 nga Greqia janë larguar 150 mijë emigrantë drejt Shqipërisë, por edhe perëndimit.

 Të gjithë emigrantët shqiptarë duan të largohen nga Greqia, shumë për në Shqipëri, por dhe në Angli, Gjermani , Holandë, Norvegji, Kanada, Amerikë.

– Shteti problem ka të rishikojë kufirin detar dhe jo të mësojë për hallet e emigrantëve.

– Në ndërtimet me gur shqiptarët zënë vend të parë.

-Rreth 70% e të rinjve që kanë mbaruar studimet e larta janë pa punë.

– Fëmijët po humbasin gjuhën shqipe dhe pse ka përpjekje nga ambasada në Athinë.

– Shumica e emigrantëve janë pa pension në Greqi, pa pension në atdhe.

-Problem marrja e lejeve të qëndrimit nga studentët, që mbarojnë shkollat.

Albert ZHOLI

 

Nga vitet 2009-2013, në Greqi Pandemia ndikoi shumë në ekonominë e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Tashmë që kjo situatë ka kaluar shohim se në Greqi po kthehet 6 ditë punë në javë për shkak të mangësive të fuqisë punëtore. Dhe kjo ndikon më shumë te emigrantët shqiptarë pasi ata bëjnë shumicën e profesioneve të rënda në Greqi. Problemet e emigrantëve tanë në Greqi po rriten çdo ditë. Papunësia është më kryesorja, por po kaq evidente është dhe përsëritja e lejes së qëndrimit, e cila në kushtet e papunësisë është e pamundur. Nga viti 2016 deri tani janë kthyer 100 mijë emigrantë në atdhe apo në vendet perëndimore, por tashmë shumica po mendojnë të emigrojnë në vendet perëndimore dhe në SHBA apo Kanda…Ja si shprehen;

-Ka vite që situata ekonomike në Greqi ka ndryshuar pas asaj situate krize 2008-2013 dhe pas Pandemisë. Tashmë që kjo situatë ka kaluar shohim se në Greqi po kthehet 6 ditë punë në javë për shkak të mangësive të fuqisë punëtore. Pse kjo situatë?

Dhe pse duket se situata është përmirësuar sërish në Greqi ka papunësi. Papunësia më shumë është në qytetet kryesore ku zanatçinjtë  janë të pakët dhe punët e tilla i bëjnë vetëm emigrantët dhe sidomos shqiptarët. Rinia greke po ikën në Amerikë, Kanada, Zelandë, apo Gjermani. Emigrantët shqiptarë zënë punët e tyre. Dihet që shqiptarët janë më të preferuar për punë se emigrantët aziatikë. Dhe kjo ndikon më shumë te emigrantët shqiptarë, pasi ata bëjnë shumicën e profesioneve të rënda në Greqi. Përpos krizës së viteve 2008-2013 situata e emigrantëve shqiptarë në Greqi po përkeqësohet. Dihet tashmë sisdomos në vitet 2019 -2020 në kulmin e Pandemisë në Greqi u mbyllën shumë fabrika, punishte, uzina apo falimentuan me qindra njësi tregëtare. Barra më e rëndë në këtë situatë ra mbi emigrantët shqiptarë kryesisht tek ata që nuk ishin të siguruar, por edhe ata të palegalizuarit pasi tashmë nuk mund të punonin as në të zezë. Nëse qytetarët grek shpërbleheshin nga qeveria me diçka simbolike për të përballuar krizën familjare kjo nuk mund të ndohte për emigrantët shqiptarë kryesisht për ato dy kategori që thamë. Sidomos kriza u ndie më shumë në qytetet e mëdha ku u mbyllën qindra lokale për shkak të fashës së orarit. Në kushtet e mbylljes papunësia u shtua dhe të ardhurat për familje ranë ndjeshëm. Një krizë e tillë e dytë nuk ishte parashikuar për emigrantët tanë në Greqi. Por po kështu një krizë pati ndërtimi. Dihet që shqiptarët në pjesën më të madhe punojnë në ndërtim. Madje shumë prej tyre punojnë në objekte guri që kërkon specialistë të mirëfilltë që sot në Greqi ndodhen shumë pak. Pra në ndërtimet me gur shqiptarët zënë vend të parë.Tashmë jemi në sezon plazhi ku turizmi në Greqi është ndër më të mirët në botë. Dihet që kërkesa për punë rritet në këto kushte. Ndaj dhe Micotaqis ka bërë ndryshimin për 6 ditë javë në punë pasi s’ka të rinj grekë për punë. Në shumë vende turistike ka vetëm emigrant, që punojnë pasi grekët i gjen me pikatore.

 

Pra kërkohet të shtohet numri i ditëve të punës në javë. Po në këto kushte si veprohet me legalizimin? Pra ju thatë që ka ende shumë emigrantë pa leje qëndrimi, kush janë shumica e atyre pa leje qëndrimi dhe kur kërkesa për punë a do t‘i lehësojë ato??

 

Qeveria greke në këto kushte po merr masa lehtësimi për legalizimin. Është e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga kriza e fuqisë punëtore. Këto ndryshime do jenë në favor kryesisht të emigrantëve, që kanë mbaruar universitetet. Shumica janë të rinjtë me disa universitete e me disa gjuhë të huaja, që të papunë e tani edhe pa leje qëndrimi, nuk dinë se si të veprojnë. Ata mundohen shumë herë të marrin leje qëndrimi nëpërmjet prindërve, pasi kur shkojnë në zyrat përkatëse u thonë fare thjesht nuk e fitoni. Ligjit thotë që kur mbush 18 vjeç nuk ke të drejtë që të fitosh lehtë qëndrimi nëpërmjet prindërve, por duhet të jesh vetë në punë. Pra prindi nuk u ripërtërin më lejen e qëndrimit edhe pse mund të jetë me sigurime shoqërore. Kjo është një habi. Rreth 70% e të rinjve, që kanë mbaruar studimet e larta janë pa punë. Pra pa punë dhe pa perspektivë që edhe mund të ekstradohen. Ata janë në kulmin e dëshpërimit dhe shumica tentojnë të ikin në BE, Amerikë, Kanada ose Australi. Jeta e tyre duket pa perspektivë dhe pa motiv. Athina nuk e ka më atë shkëlqimin e mëparshëm.

 

Pas ardhjes së Ramës në Greqi si shihen emigrantët? A ka ende të njëjtin presion dhe si jeton tashmë komuniteti shqiptar në Greqi?

 

Ardhja e kryeministrit Rama na dha force, por dhe tregoi përpara gjithë popullit grek se ne jemi një popull paqedashës, me personalitet dhe nuk duhet të na paragjykojnë. Ne kemi punuar me djersë në punët më të vështira në Greqi, që nuk i bëjnë emigrantët e tjerë. Duhet thënë se pas asaj vizite është rritur ndjeshëm respekti i popullit grek për ne. Komuniteti, më i madh në Greqi rreth 630.000 njerëz emigrantë shqiptarë ( ka rënie nga 870 mijë në vitin 2005), jeton në kushte presioni të madh e të gjithanshëm, por që nuk e frikëson shtetin grek se është me përfaqësi të shkatërruar, ku mendoj se i ka vënë një dore dhe dinakëria greke që të ndodhet në këtë gjendje, të mos interesohet për vete, për bashkimin e të drejtat e qytetarit, si qytetar që do të ingranohet në qytetërimin europjan.Emigrantët që punonin në ndërtim në të gjitha profesionet, ku u bënë mjeshtra, janë të detyruar të punojnë këtu të gjejnë çfarëdo pune të jetë, me një ditë pune të paguar për turp, por që thonë hajde të shkojmë t’i marrim se sa të rrimë në shtëpi.Të vjen keq kur shikon sipërmarrës që ka një vlerë veglash rreth 100.000 euro dhe po punon për 25-euro në ditë me veglat e tij, për më tej një ditë pune rraskapitëse 12-orëshe. Përgjithësisht të gjithë emigrantët shqiptarë duan të largohen nga Greqia, shumë për në Shqipëri, por dhe në Angli, Gjermani, Holandë, Norvegji, Kanada, Amerikë, etj. Disa ja kanë arritur qëllimit, të tjerë përgatiten për të ikur. Sikur të kishte fuqi shteti shqiptar të shkulte gjithë këta profesionistë, që ndërtuan Greqinë t’u hapte vende pune në Shqipëri, ose diku që ju paguhet puna, vetëm atëherë do të shikoni vërtet një fundosje të Greqisë, vetëm atëherë do kuptojë ky shtet se çfarë i ka bërë vetes me emigrantët shqiptarë. Vetëm atëherë do shikojnë se sa euro ka dhënë ky emigrant në këtë shtet, më shumë se vetë grekët.

 

Po flitet për bashkëpunim ndërqeveritar për pensionet e emigrantëve siç është bërë me Italinë. Pra ka edhe të papunë në Greqi, por edhe të pasiguruar…Gjithë kjo punë e vjedhur ndaj emigrantëve a do duket në horizont në  të ardhmen?

 

Shumë flitet për një bashkëpunim ndërqeveritar. Ka shumë vite madje që thonë janë bërë shkresat gati për marrëveshje. Por ne s’kemi parë asgjë konkrete, me ligj, me rregulla. Dikur në kanalin TV.”Antena” kam thënë se një ditë do kuptojë Greqia, por edhe Shqipëria se sa dëm ka bërë vjedhja e hapur e siguracioneve të punës së emigrantëve, të cilët një ditë do jenë pa pension, ndërsa vetë shteti grek nga siguracionet e papaguara ka humbur miliarda dhrahmi nga arka e vetë.Dhe kjo ditë po duket tani, pas 30-vite punë të zezë këtu për të ushqyer familjen. Por tashmë asgjë nuk mund të rregullohet, pasi korrupsioni shtetëror grek ka shpërthyer në të gjitha nivelet e shtetit e shoqërisë greke. Vetëm për dy vjet grekët formuan 600- shoqata dhe morën në mënyra të ndryshme 139.000.000 euro, të cilat po i kërkojnë. Aktualisht shoqata Shqipëria kërkon të kontrollohen të gjitha shoqatat, federatat, dhe shteti grek të na thotë, sa euro e për çfarë programi kanë marrë shoqatat e emigrantëve shqiptarë në këtë shtet thellësisht të korruptuar. Mendoj se edhe shteti shqiptar duhej të kujdesej e te përkrahte shume emigrantin që gjithmonë ju gjend afër Shqipërisë dhe ekonomisë se saj në vitet e vështira 1991-2009, për të ndihmuar Shqipërinë e popullin, jo të korruptuarit e pushtetit të korruptuar.

 

Kemi diskutuar për kthimin, apo largimin e emigrantëve nga Greqia që nga viti 2008. Sa emigrantë janë kthyer 15 vitet e fundit nga Greqia?

 

Janë shumë dhe statistikat nuk janë të rregullta. Sipas statistikave të OAED grek në vitin 1019 janë larguar rreth 120 mijë emigrantë. Pjesa dërrmuese janë nga veriu i Shqipërisë. Por tashmë për 5 vjet mendohet se janë larguar edhe 30 mijë të tjerë pra 150 mijë. -Po shteti shqiptar a kujdeset për emigrantët?Shteti shqiptar as e ka vënë ujin në zjarr për emigrantët. Vetëm ardhja e Ramës sikur e solli pak ndryshe situatën. Shteti deri dje shikonte vetëm se sa euro sjellin emigrantët në atdhe dhe jo se si i fitojnë ato. Shteti problem ka  të rishikojë kufirin detar dhe jo  të mësojë për hallet e emigrantëve, për shqetësimet dhe problemet. Në Greqi dëgjon çdo ditë për kufirin detar Shqipëri Greqi dhe nuk dëgjon një fjalë për hallet e emigrantëve. Fëmijët po humbasin gjuhën shqipe. Fëmijët nuk duan të kthehen në Shqipëri se shohin pasiguri dhe papunësi.

Kontrolloni gjithashtu

Intervistë me të nderuarën Nazmije Alushani, motra e dëshmorit të kombit Imer Alushani

Mirë se vini në Radion Kosova e Lirë, e nderuar Nazmije Alushani-Kamerolli. Është një nder …