Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres apelon për “një plan global vaksinimi” kundër Covid-19

Antonio Guterres: Njerëzimi është duke vuajtur prej epidemisë së nxehtësisë ekstreme, andaj duhet ta luftojmë atë

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka deklaruar  se  njerëzimi është duke vuajtur prej epidemisë së nxehtësisë ekstreme. Guterres,  ka bërë thirrje për të vepruar, në mënyrë që zvogëlohet ndikimi i valëve të të nxehtit, të cilat janë rezultat i ndryshimeve klimatike.  “Miliarda njerëz janë duke u përballur me epidemi të nxehtësisë ekstreme – duke përfshirë valë të të nxehtit, temperatura gati 50 gradë Celsius”, ka thënë ai. Sipas agjencisë evropiane, Copernicus, 21, 22 dhe 23 korriku kanë qenë tri ditët më të nxehta ndonjëherë në histori, derisa 22 korriku ka shënuar rekordin e të gjitha kohërave, me 17.16 të temperaturës mesatare të ajrit. Guterres e ka përsëritur thirrjen e tij që njerëzimit të luftojë “varësinë” ndaj lëndëve djegëse të papërpunuara. “Sot, fokusi ynë është në ndikimin e nxehtësisë ekstreme. Mirëpo, le të mos harrojmë se kemi edhe simptoma tjera shkatërruese prej krizës klimatike: uragane të ashpra, vërshime, thatësi, zjarre pyjore, rritje të nivelit të ujërave. Dhe lista vazhdon”, ka thënë ai.“Për t’i mposhtur të gjitha këto simptoma, ne duhet ta luftojmë sëmundjen. Dhe sëmundja është djegia e shtëpisë sonë të vetme, deklaroi Antonio Guterres.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …