leoni

Udhëheqësit e BE-së i konfirmojnë sot konkluzionet e arritura nga ministrat e Jashtëm lidhur me procesin e zgjerimit

U diskutua Raporti vjetor i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, për vitin 2022

Kryetari dhe anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 44-të, së bashku me Këshillin Nacional për Eurointegrime diskutuan për Raportin vjetor të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2022.

 Në mbledhje fjalime hyrëse patën zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, z. Bojan Mariçiq, dhe shefi i Delegacionit të BE-së në vend, euroambasadori Dejvid Gir.

 Zëvendëskryeministri Mariçiq e përshëndeti vlerësimin për nivelin e mirë të gatishmërisë së vendit në Raport, me ç’rast informoi se vendi më 11 nëntor do ta fillojë skriningun për klasterin e parë “Vlerat themelore” . E theksoi rëndësinë e kohezionit të Kuvendit, Bashkësisë së biznesit dhe të shoqërisë civile në realizimin e reformave evropiane dhe sqaroi se Qeveria e revidoi Programin Nacional për miratimin e legjislacionit evropian NPAA, që do të jetë bazë për pozicionet tona negociuese.

 Euroambasadori Gir informoi në përgjithësi për progresin e vendit në vitin e kaluar. Me ç’rast, theksoi se është e nevojshme të arrihet zhvillimi i qëndrueshëm i reformave të BE-së, për çka  e theksoi rëndësinë dhe rolin e mbështetjes administrative të trajnuar dhe profesionale. Duke u fokusuar në punën e Kuvendit, sugjeroi se duhet të vazhdojë realizimi i raundit të tretë të dakorduar të procesit Zhan Mone, si dhe të përmirësohet kontrolli parlamentar mbi shërbimet e inteligjencës.

Kryetari i Komisionit, Arbër Ademi, shprehu kënaqësi  që në raport ka “tone pozitiv”, për shkak se në përgjithësi, pothuajse për të gjithë kapitujt, vlerësimi është se vendi është mesatarisht i përgatitur. Me këtë rast,  shprehu besimin se me vullnet politik do t’i arrijmë vendet e tjera, të cilat tashmë janë duke negociuar sepse kemi konsensus politik për të ardhmen tonë evropiane. Ademi theksoi se kemi edhe përparësi komparative për shkak të përvojës njëzetvjeçare të zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim,  e cila na solli përputhshmëri më të avancuar me legjislacionin evropian.

Në debat morën pjesë deputetët: Antonio Milloshoski, Gordana Siljanovska Davkova, Snezhana Kaleska Vançeva, Rina Ajadari, Halil Snopçe, Zaklina Peshevska,Sonja Mirakovska, si dhe përfaqësuesit e Këshillit Nacional për EuroIntegrime  z. Antoni Peshev dhe Nebi Hoxha.

Në diskutimet e tyre u shprehën mendimet dhe qëndrimet në lidhje me Raportin, me ç’rast u theksua se Raporti paraqet udhërrëfyes, sipas të cilit vendi duhet të ecë vitin e ardhshëm. Në këtë kontekst, u theksua nevoja për përmirësimin e punës së Kuvendit, përmes përgatitjes së kalendarit parlamentar, sipas të cilit Kuvendi do ta harmonizojë legjislacionin evropian. Për këtë qëllim, u tha se sipas shembullit të Kroacisë, nevojitet  konsensus partiak për çështjet e BE-së.  Deklarata e zëvendëskryeministrit Mariçiq se është duke u përgatitur Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Kuvendit, u përshëndet nga deputetët.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …