Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, ka folur në përfundim të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe pasurive në Serbi

Kryeministri,  Albin Kurti, ka folur në përfundim të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe pasurive në Serbi. Ai ka thënë se me gjithë diskriminimin me të cilin përballen shqiptarët në Serbi, ata i janë përgjigjur masivisht procesit të regjistrimit, Kurti ka thënë se që nga dita e parë ka bërë thirrje që regjistrimin e popullsisë mos të trajtohet vetëm si veprim të natyrshëm, por si veprim kombëtar e historik. Sepse shqiptarët në Serbi, e me theks të veçantë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc nuk trajtohen në mënyrë të barabartë me qytetarë të tjerë. Në rrethana normale e në vende me demokraci të zhvilluar e liri të garantuara, ky proces do të trajtohej si proces i natyrshëm, por në të tilla rrethana nuk jetojnë shqiptarët në Serbi. Ata përballen me mosintegrim e me shkelje të të drejtave elementare të njeriut. Kurti ka thënë se përkundër pengesave të shfaqura gjatë procesit të regjistrimit, shqiptarët janë aktivizuar në maksimum për një muaj rreth, që të regjistrohen të gjithë, e edhe ata që janë me banim të përkohshëm në Kosovë e diasporë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …