U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në Galerinë e Arteve në Ferizaj, me autore artisten ferizajase Arbëresha Hasani Ameti dhe kuratorë udhëheqësin e Galerisë së Arteve në Ferizaj, Skender Bedriu dhe artistin Albion Begisholli.

Në mesin e artistëve e artdashësve ferizajas, u prezantua puna disavjeçare e artistes ferizajase Arbëresha Hasani Ameti, vepra këto që spikasin stil të veçantë, të përshkuara nga modernja dhe gërshetimet me motive tradicionale shqiptare, që e bëjnë të veçantë artin e artistes Arbëresha Hasani Ameti.

Veprën e artistes Arbëresha Hasani Ameti e vlerësuan lartë profesori i artit, Haki Xhakli si dhe Udhëheqësi i Galerisë së Arteve në Ferizaj, Skender Bedriu gjersa vet autorja, Arbëresha Hasani Ameti mes emocionesh u shpreh falënderuese për mbështetjen e vlerësimin për artin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Asfaltohet rruga alternative në Stubëll të Epërme

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet që janë duke u kryer …