U inaugurua fillimi i punimeve në një ndër projektet më të mëdha të Prishtinës, ishullin ubran Arbëri

U inaugurua fillimi i punimeve në një ndër projektet më të mëdha të Prishtinës, ishullin ubran Arbëri, Prishtinë. Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe drejtorin për Investime Kapitale, Krenar Xhaferi përuruan punimet e njërit prej projekteve më të mëdha transforumese të Kryeqytetit.

Pas shumë dekadash Arbëria do të lidhet me pjesën tjetër te qytetit. Qytetarët nuk do të rrezikojnë jetën e tyre duke ecur në hekurudhë por do të lëvizin në një platformë moderne derisa në anën tjetër do të lehëtësohet lëvizja e automobilave në rrugën kryesore!

Puna profesionale kërkon dedikim edhe projektet kërkojnë planifikim, prandaj do të vazhdojmë me punë të pandalshme dhe nuk do të ndalemi deri në transformimin e Prishtinës në një qytet modern, ka deklaruar kryetari Rama.

Pas fillimit të Rrugës A, ky projekt është një nga projektet më të mëdha kapitale të Prishtinës në mandatin tim. Investimi total i këtij projekti kap vlerën prej rreth 6.5 milionë euro dhe financohet komplet nga buxheti i jonë komunal.

 

Kontrolloni gjithashtu

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” shënoi ditën e shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale, Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, e ka shënuar ditën …