leoni

U mbajt debat me të rinj në Suharekë për masat parandaluese kundër dukurive të këqija

Kuvendi i të Rinjve të Komunës së Suharekës, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Evropës, ka organizuar një debat me të rinj lidhur me shumë tema si: “Dhuna në shkolla, masat parandaluese të dhunës në shkolla, droga, alkooli, ekstremizmi fetar, integrimi i komunitetit RAE, si dhe Integrimi Evropian. Pjesë e debatit ishte edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili pasi ka mbajtur një fjalë rasti për të rinjtë e pranishëm, që kryesisht ishin nxënës të shkollave të mesme, më pas ka bashkëbiseduar lirshëm për temat që ishin paraparë për debat. Kryetari Muharremaj, ka kërkuar nga të rinjtë të jenë më aktiv, të jenë të lirshëm gjatë bisedës, të japin kontributin e tyre kudo që janë. Rinia është shpresa jonë, ka thënë ai dhe ka vazhduar se: “Unë kërkojë nga ju të jenë shembull për të mirë, ndërsa ju kërkoni nga unë çfarë të dëshironi, do t’ju ndihmojë në çdo kërkesë tuajën që ka të bëjë me mundësin e ndihmës nga Komuna. Unë e kam derën hapur për ju çdo ditë dhe në çdo kohë. Ejani dhe më takoni” ju ka thënë kryetari Muharremaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …