U mbajt debati publik për plotësim-ndryshimin e Statutit të Komunës së Vitisë

Sot në Viti është zhvilluar debati publik lidhur me plotësim-ndryshimin e Statutit të Komunës së Vitisë, një proces i rëndësishëm për funksionimin dhe organizimin institucional të komunës.

Takimi është kryesuar nga Arian Alidema, zyrtar komuna dhe anëtarë i Komisionit për plotësim ndryshimin e statutit të komunës së Vitisë , i cili së bashku me anëtarët e tjerë të këtij komisioni, Albulena Selmani, Ardita Hajdari dhe Astrit Shabiu kanë prezantuar dhe diskutuar me të pranishmit propozimet për ndryshimet e parapara në dokumentin bazë të komunës.

Pas prezantimit është hapur edhe debati ku të pranishmit kanë dhënë vërejtjet, sugjerimet dhe komentet e tyre lidhur me ndryshimet e propozuara, me qëllim të përmirësimit të mëtejmë të statutit dhe përshtatjes së tij me nevojat aktuale të qeverisjes lokale.

Përndryshe draft statuti i komunës ka qenë në shqyrtim publik prej datës: 18.03.2026 deri 16.04.2026 dhe pas këtij debati drafti final do të shkoj për shqyrtim të mëtutjeshëm në Kuvendin Komunal të Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova nuk mund të ecë drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave!

Sot, në Mitrovicë u mbajt takimi i katërt i Grupit Punues për Kosovën të Komitetit …