Në kuadër të aktiviteteve mjedisore të organizuara nga Komuna e Vitisë, sot në Stubëll dhe Letnicë është zhvilluar aksioni i radhës për pastrimin e hapësirave publike.
Në këtë aktivitet morën pjesë drejtori i Inspekcionit, Leonard Ukaj, famullitari i Stubllës Don Fatmiri, këshilli fshatit, anëtarë nga qeveria lokale, ekipi i shërbimeve publike, si dhe qytetarë të këtyre lokaliteteve, duke dhënë kontribut në ruajtjen e ambientit dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Ky aktivitet vjen në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme të Komunës së Vitisë, ndërsa kryetari Sokol Haliti këtë vit e ka shpallur Vit të Mbrojtjes së Mjedisit, me synim rritjen e vetëdijes qytetare dhe ruajtjen e hapësirave publike.