Brickos

U mbajt dëgjim publik për buxhetin e vitit 2022 dhe KAB-in për vitet 2022-2024 me banor të fshatrave Opterushë, Zoqisht dhe Retijë e Poshtme

Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të Kuvendit Komunal të Rahovecit kanë vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publik për buxhetin e vitit 2022 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitet 2022-2024 me banor të fshatrave Opterushë, Zoqisht dhe Retijë e Poshtme. Afrim Dina, kryesues i KPF-së u ka thënë banorëve pjesëmarrës në dëgjim publik se siç edhe jeni të informuar sot jemi këtu që ti marrim kërkesat që ju keni dhe më pas ato kërkesa, sipas mundësive buxhetore të hynë në buxhetin e vitit 2022 dhe KAB-in për vitet 2022-2024. “Ju njoftoj se buxheti i komunës së Rahovecit për vitin 2022 është 15,053,660.00 Euro dhe është i ndarë  në disa kategori si: Pagat dhe Mëditjet 7.811.508.00, Mallrat dhe Shërbimet1.690.005.00, Shpenzimet Komunale 270.000.00, Subvencionet dhe Transferet 360.000.00 dhe Shpenzimet Kapitale 4.922.147.00”, ka thënë kryesuesi Dina. Kryetari i këshillit të fshatit Optrushë i ka paraqitur kërkesat e fshatit të tij: Rregullimi i ujit të pijes, evitimi i problemit me energji elektrike, ndërrimi i dytë i AMF-së në fshat, rregullimi i kanalizimit, hapja e kanalit kullues në një rrugë, rregullimi dhe mirëmbajtja e rrugëve fushore, kubëzimi i rrugëve në disa lagje dhe rregullimi i ndriçimit publik. Mirsad Qehaja, kryetar i këshillit të fshatit Retijë e Poshtme i ka paraqitur kërkesat e fshatit të tij: Mbjellja e drunjve dekorativ, kubëzimi i rrugëve, rregullimi i rrugëve fushore, rregullimi i ndriçimit publik, rregullimi i fushave sportive, renovimi i objektit të shkollës, rregullimi i parkut dhe ngjyrosja e rrethojave të varrezave. Ndërsa Enver Kabashi, kryetar i këshillit të fshatit Zoqisht i ka paraqitur kërkesat e fshatit të tij:Vazhdimi i rregullimit të lumit, rregullimi i kanalizimit në dy lagje, prania e mjekut në fshat dy herë në javë.

Dëgjimet buxhetore vazhdojnë sot:

Me Grupin e Grave-buxhetimi gjinorë nga ora 15:00.

Vendi: Objekti i SHPG-së “Hareja”, Rahovec.

Me Biznese të komunës dhe OJQ-të nga ora 16:00.

Vendi: Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …