Cikli i dëgjimeve buxhetore, vazhdoi në Opterushë, me banorët e fshatrave: OPTERUSHË, ZOQISHT, RETIJË DHE RETIJË E ULËT.
Nënkryetari Komunës, së Rahovecit, z. Fatmir Iska, paraqiti informacionet kyçe lidhur me planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit të komunës, si dhe tutje shpalosi në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2026.
Kërkesat që u parashtruan ishin këto:
Nevoja për kubëzim të rrugëve;
Nevoja për rrugë fushore;
Rrjeti elektrik shumë i vjetër – njehësorët;
Kanalizimi;
Vazhdimi i përfundimit të rrugicave në fshat;
Vazhdimi i lumit deri te ura e Retijës;
Në mes të fshatit Zoqisht dhe Retijë të bëhet një shteg për ecje;
Meremetimi i shkollës në Zoqisht;
Meremetimi i shkollës në Retijë të Ulët;
Ngjyrosja e murit të varrezave në Retijë të Ulët;
Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme;
Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.
Sugjerimet dhe kërkesat tuaja mund t’i parashtroni online përmes këtyre e-mail adresave: