U mbajt diskutimi publik lidhur me propozim rregulloren për pakujdesjen dhe mbrojtën e fëmijëve

Sot në Viti, në masa mbrojtëse kundër përhapjes së virusit COVID-19, është mbajtur diskutimi publik lidhur me propozim rregulloren për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijëve i cili ka qenë në shqyrtim publik për një muaji. Me këtë rast Flamur Zeqiri, Udhëheqës i Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete në komunën e Vitisë, ka prezantuar këtë propozim dokument duke bërë të ditur edhe qëllimin kryesor të këtij dokumenti. “Qëllimi kryesor i kësaj propozim rregullore është mbrojtja e të drejtave të fëmijës në komunë nga të gjitha format e dhunës si psikike, fizike, abuzimit, keqpërdorimit të cilat e vënë në rrezik jetën, shëndetin, edukimin dhe zhvillimin e shendosh të fëmijës” u shpreh Zeqiri. Sipas tij ky propozim dokument përcaktohen detyrat dhe përgjegjësit e subjekteve komunale për mbrojtën e fëmijës duke përfshirë bashkëpunimin, koordinimin, raportimin ndërmjet institucioneve në funksion në mbrojtje të drejtës së fëmijës dhe krijimit të komunës mike me fëmijët. Ai tha se rregullorja përcakton edhe detyrat dhe përgjegjësit të institucioneve komunale të dala nga ligjet në fuqi. “ Me këtë rregullore përcaktohen edhe parimet dhe përgjegjësit e institucioneve komunale, përfaqësuesve ligjor, Qendrës për Punë Sociale, subjekteve për mbrojtjen e fëmijës dhe bashkëpunimin me të gjithë institucionet e nivelit qendror” u shpreh z. Zeqiri. Pas këtij takimi pjesëmarrësit në këtë takim patën mundësinë që të japin vërejtët dhe sugjerimet e tyre rreth këtij propozim dokumenti i cili do të shkoj për votim më pas në Kuvendin Komunal të Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Shënohet 26 vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc të Rahovecit

Sot, u bënë 26 vjet që nga dalja e parë publike e UÇK-së në Drenoc …