U mbajt konferenca e parë e Forumit Ekonomik Rajonal – Dukagjini në Komunën e Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me stafin e Universitetit “Haxhi Zeka”, mbajtën konferencën e parë të Forumit Ekonomik Rajonal – Dukagjini, në Komunën e Deçanit. Qëllimi i këtij forumi ishte të prezantohen mundësitë e investimeve në nivel komunal, bashkëpunimi në mes komunave të rajonit dhe bizneseve lokale për zhvillimin e potencialeve turistike, investimet në infrastrukturë dhe korniza strategjike për zhvillim ekonomik rajonal në Kosovë. Ky është një hap i rëndësishëm në përpjekjet e komunës së Deçanit për të stimuluar ekonominë dhe për të dhënë një impuls të ri komunitetit tonë. Kryetari Ramosaj i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, organizatorët dhe fjalëdhënësit për kontributin e tyre të vyer! Është koha për të punuar së bashku për një të ardhme më të ndritur dhe me prosperitet për Komunën e Deçanit!

May be an image of 3 people and office

Kontrolloni gjithashtu

NË FERIZAJ U SHËNUA DITA BOTËRORE E INFERMIERISË

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua një takim solemn që u mbajt në Galerinë e …