U mbajt mbledhja e IV-të e KPF –së në Deçan

Është mbajtur mbledhja e IV-të e KPF –së në komunën e Deçanit, ecila është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtaret e këtij komiteti, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj dhe zyrtarë të tjerë.

Në mbledhjen e sotme u diskutua për këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratim i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i Strategjisë për Informim dhe Komunikim 2023-2027;

  3. Rishqyrtim i vendimit të datës: 28.02.2023 për bartje të hyrave vetanake nga viti paraprak 2022 në vitin aktual fiskal 2023;

  4. Shqyrtimi i raportit të shpenzimeve për periudhën 01 Janar – 31 Mars 2023;

  5. Shqyrtimi i kërkesave;

  6. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më datë: 28.04.2023.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …