Edi Rama e përshëndet idenë e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të shpallur vitin 2019 si vitin e NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka uruar ish-kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e ditëlindjes

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nëpërmjet një postimi uroi ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e ditëlindjes. Ai me këtë rast ka artikuluar edhe disa pyetje, të cilat lidhen kryesisht me Fuqitë e Mëdha, që lindën Gjykatën e Hagës, nëse e kishin parashikuar se historia e kësaj gjykate “do të zhvillohej kaq zymtësisht e padrejtë me njerëz që luftuan për lirinë e popullit të tyre dhe me vetë Kosovën?!”. Rama, thotë se Thaçi është një person të cilin e ka marrë  peng bashkësia ndërkombëtare. Sot ka qenë një ditë e vrenjtur edhe brenda meje. Zakonisht në këtë ditë të vitit jam mësuar, prej vitesh, t’i uroj ditëlindjen sivëllait tim, kryetarit  të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Dhe pengesa për t’ia uruar ditëlindjen një njeriu të dashur, të gjallë e të marrë peng në rrethana të njohura, jo nga forca të errëta e të panjohura, po nga Bashkësia e Lartë Ndërkombëtare, ka gjithë ditën që më rri mbi kokë si boshllëk i zymtë, thithës e lodhës”, ka shkruar mes tjerash, Edi  Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …