U mbajt mbledhja e IX-të e rregullt e KPF- së në Deçan

U mbajt mbledhja e IX-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Deçanit. Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi i kuvendit, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF- së, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj dhe zyrtare tjerë.  Në këtë mbledhje u diskutuan për këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i Planit të Integritetit;

  3. Shqyrtimi i Planit për Barazi Gjinore;

  4. Shqyrtimi i Draft-Planit të transportit rrugor lokal për Komunën e Deçanit 2023-2028;

  5. Shqyrtimi i Raportit nëntë mujore financiar;

  6. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pikat tjera. Pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet me 31.10.2023.

May be an image of 11 people, lighting, newsroom and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …