U mbajt mbledhja e Këshillit të Drejtorëve në Viti

Nën kryesimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve. Në këtë mbledhje është diskutuar për temat e ndryshme me rëndësi, në veçanti është diskutuar për Planin e punës për vitin 2020 të Njësisë së Auditimit dhe një raport që ka të bëjë me gjendjen e procesit të Planit Zhvillimor Komunal ( PZHK) për fazën e profilit të gjendjes ekzistuese. Në këtë raport janë paraqitur edhe punët që janë kryer nga drejtoritë e ndryshme komunale që lidhën me hartimin e këtij plani. Ndërkaq Kryetari Haliti potencoi se ky dokument ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin e kësaj komune dhe për këtë duhet të hartohet me kujdes dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …