leoni

Drejtuesit e KPMM-së: Musa Shabani dhe Ramiz Krasniqi u takuan në Malishevë, me kryetarin, Ragip Begaj

Drejtuesit e KPMM-së: Musa Shabani dhe Ramiz Krasniqi u takuan në Malishevë, me kryetarin, Ragip Begaj

Drejtuesit e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), të përfaqësuar nga kryesuesi i Bordit të KPMM-së, Musa Shabani, drejtori ekzekutiv Ramiz Krasniqi dhe zyrtarja ligjore Selvete Greiqevci, janë takuar sot në Malishevë, me Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina dhe përfaqësuat e subjekteve politike në KK, Alban Mazreku (PDK, Alban Krasniqi (LVV) dhe Kastriot Berisha (AAK). Qëllimi i këtij ishte sqarimi dhe konsultimi lidhur me vendimin e Kuvendit të Komunës së Malishevës, për pezullimin e përkohshëm të lejeve dhe pëlqimeve për të gjithë gurëthyesit dhe operatorët tjerë që merren me veprimtari të ngjashme në territorin e Komunës së Malishevës.

Zyrtarët më të lartë të KPMM-së, kanë dhënë sqarimet e tyre lidhur me mënyrën e dhënies së lejeve për zhvillim të veprimtarive për hulumtime, gurëthyes, separacione, përpunim të betonit dhe veprimtaritë e ngjashme, ndërsa përfaqësuesit e KK të Malishevës, e kanë arsyetuar vendimin e KK, për pezullimin e përkohshëm të gurëthyesve, me qëllim të vlerësimit të ligjshmërisë për dhënien e këtyre lejeve, si dhe për verifikimin e zbatimit të kritereve nga gurëthyesit, me qëllim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve, si pasojë e ndotjes së ambientit, minimeve që bëjnë këta gurthyes, pastaj dëmtimin e rrugëve dhe për çështje tjera të ndikimit negativ në mjedis.

Pas shumë sqarimeve të bëra në mes të dy palëve, kryesuesi i bordit të KPMM-së, Musa Shabani, ka deklaruar se KPMM, tani e tutje nuk do të lëshon leje operimi pa pëlqimin e Kuvendit të Komunës, si dhe ka sqaruar se KPMM nuk mund të bëj tërheqje retroaktive të lejeve, si dhe paralajmëroi se komuna do ti bartë të gjitha pasojat e tërheqjes eventuale të pëlqimeve dhe lejeve.

Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka vlerësuar si takim të rëndësishëm dhe të mirëseardhur, si dhe ka deklaruar si kryetar i komunës, do të përpiqet për zbatim të ligjeve dhe vendimeve, si dhe do të angazhohet për zgjidhjen e  të gjitha çështjeve me interes për qytetarët e Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …