Oliver Varhelyi

Varhelyi: Të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përpara Samitit të Zagrebit

Të fillojmë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, këtë vit përpara Samitit të Zagrebit, deklaroi sot në Tiranë komisionari për Zgjerimin e BE-së, Olivér Varhelyi, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Komisionari evropian tha se zgjerimi dhe Ballkani Perëndimor janë prioritet i BE-së. “Ne dëshirojmë ta rrisim praninë tonë këtu dhe dëshirojmë të kemi më shumë ndikim, më shumë influence. Dëshirojmë të jemi një partner edhe më i rëndësishëm për të gjithë rajonin dhe në lidhje me këtë unë do të punoj me vendosmëri që kjo gjë të bëhet realitet”, tha ai. Varhelyi theksoi se raporti i mëparshëm i KE për Shqipërinë vazhdon të jetë i vlefshëm. “Pra, ne vazhdojmë ta konsiderojmë Shqipërinë si një shtet, i cili është gati për të çelur negociatat me BE dhe ne do të punojmë fort që kjo të bëhet realitet përpara Samitit të Zagrebit”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …