U mbajt Mbledhja e Komitetit Konsultativ për persona me aftësi të kufizuara

Në Rahovec, në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, nën udhëheqjen e Kryesueses Samra Kërqagu, u mbajt mbledhja e Dytë e komitetit për vitin 2026.

Qëllimi i komitetit: Të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e personave me aftësi të kufizuara, duke kontribuar në hartimin e politikave dhe marrjen e vendimeve gjithëpërfshirëse në nivel lokal, me synim garantimin e barazisë, qasjes së barabartë në shërbime, respektimit të të drejtave dhe përfshirjes së plotë të tyre në jetën shoqërore.

RENDI i ditës ishte ky

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;

2. Sigurimi i mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara në institucionet shëndetësore lokale;

3. Organizimi i aktiviteteve që promovojnë shëndetin dhe mirëqenien fizike dhe emocionale;

4. Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …