Brickos

U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Rahovecit

Nën kryesimin e kryesuesit të Komitetit për Politik dhe Financa Afrim Dina, në prani të nënkryetarit të komunës së Rahovecit, Fatmir Iska, anëtarëve të KPF-së, drejtorëve të Drejtorive Komunale dhe përfaqësuesit të LMT-së, u mbajt mbledhja e nëntë e rregullt  e Komitetit për Politik dhe Financa, të Komunës së Rahovecit për vitin 2018. Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së,  për mbledhjen e radhës të kuvendit komunal u rekomanduan këto pika: Shqyrtimi i Draft-Rregullores për Tatimin mbi Pronën e Paluajtshme për vitin 2019, Shqyrtimi i Kërkesës së Shoqatave të dala nga lufta të UÇK-së, për emërtimin e disa institucioneve komunale me emrat e dëshmorëve të kombit, Shqyrtimi i Propozim vendimit të Kryetarit për dhënien e pronës së paluajtshme komunale  P-71510008-00331-0, në shfrytëzim personave fizik dhe juridik deri në 15 (pesëmbëdhjetë) vite, Shqyrtimi i Propozim vendimit të Kryetarit për dhënien e pronave të paluajtshme komunale në shfrytëzim personave fizik dhe juridik deri në 15 (pesëmbëdhjetë) vite, Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit për shpalljen e interesit të veçantë publik dhe kthimit të një pjese të pronës nga “NBI-Rahoveci”, në emër të komunës së Rahovecit dhe Shqyrtimi i raportit mbi gjendjen e stacionit të autobusëve në komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …