Po vazhdon dinamika e punëve në tërë territorin e Komunës së Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, qysh nga mëngjesi është duke i vizituar vendpunimet që janë duke vazhduar në shumë pjesë të territorit të Komunës së Suharekës. Kryetari Muharremaj ka thënë se: “Ka dinamikë të zhvillimit të punimeve qysh në mëngjes në Komunën e Suharekës”. “Vullneti për punë nuk mungon, krahas edhe përkushtimit institucional”. Ai më tej ka shtuar se: “do të vazhdojmë të jemi afër qytetarëve për çdo gjë që e kërkon nevoja e tyre dhe se përkushtimi ynë është maksimal”. Vlen të theksohet se shumë projekte që janë në ndërtim e sipër, kanë filluar ta marrin epilogun, pra janë drejt përfundimit dhe se Komuna e Suharekës si tërësi territorial do të merr pamje tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …