Pyllëzohen 20 hektar në Beguncë e Fshat të Ri

Në kuadër të projekteve që kanë për qëllim pyllëzimin e hapësirave në zonat rurale, është finalizuar një projekt që ka përfshirë mbjelljen e 39.000 fidanëve në periferi të fshatrave Beguncë dhe Fshat të Ri të komunës së Vitisë. Është ky projekt i financuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i hartuar nga Agjensioni Pyjor i Kosovës dhe Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari e komunës së Vitisë, ku janë kultivuar 15 hektar në rajonin e Fshatit të Ri dhe Tërpezës, me ç’rast janë mbjellë 37.500 fidanë të llojit pish e bardhë. Gjithashtu, në fshatin Beguncë tek vendi i quajtur “Zhari” janë mbjellë 1.500 fidanë e llojit të njëjtë, në një sipërfaqe prej 5 hektar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …