U mbajt mbledhja e nëntë  e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Afrim Dina, është mbajtur mbledhja e 9 të e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Në mbledhje kanë marrë  pjesë kryetari i komunës Smajl Latifi, nënkryetari Fatmir Iska, anëtarët e kuvendit komunal, drejtorët e drejtorive komunale, Adem Kollari përfaqësues i OSBE-së dhe përfaqësuesit e Qendrës Rinore SHL-Kosova në Rahovec. Gjatë kësaj mbledhje nga kuvendarët janë aprovuar këto Vendime: Vendimi për Ridestinimin e mjeteve të mbetura nga buxheti i vitit 2019, Vendimi për Këmbimin e pronës Komunale me sipërfaqe prej 11000 m2 dhe Vendimi për Këmbimin e pronës Komunale me sipërfaqe prej 25099 m2. Gjatë kësaj mbledhje kuvendarët kanë aprovuar Plani Strategjik Komunal për Kujdesin Parësor Shëndetësor në Rahovec 2020-2024. Me kërkesë të kryetarit të komunës, Smajl Latifi është hequr nga rendi i ditës Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Buxhetit si dhe KAB-it për vitin 2020-2022.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …