Në Viti është mbajtur Panairi i prodhimeve vendore

Në qendër të qytetit të Vitisë, është zhvilluar një panair, ku shoqatat dhe grupet e grave të komunës së Vitisë, kanë pasur rastin të ekspozojnë produktet e tyre prodhuese, në kuadër të organizimit të Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK). Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili edhe morri pjesë në hapjen solemne të kësaj ngjarje. Ky aktivitet ishte pjesë e projektit “Përkrahja e grave dhe vajzave në fuqizimin ekonomik përmes vetëpunësimit dhe ngritjeve të kapaciteteve profesionale të tyre” në komunën e Vitisë. Ky aktivitet është realizuar në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD). Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Qëllimi i projektit është të kontribuoj në fuqizimin ekonomik të grave, duke krijuar mundësi punësimi dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre dhe të familjeve të tyre përmes ngritjes së kapaciteteve profesionale në përpunim të ushqimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …