Në Drobesh u vu gurthemeli i shkollës së re

Me një solemnnitet rasti, në Drobesh të Vitisë, u vu gurthemeli i shkollës së re të fshatit. Gurin themeltar e bëri kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili më pas theksoi nevojën e madhe të banorëve të këtij fshati për një objekt të ri shkollor, pasi që objekti aktual, nuk përmbush nevojat për mësim normal. “Komuna e Vitisë, bashkë me Ministrin e Arsimit, ia kemi dalë që ta konkretizojmë këtë projekt dhe ta bëjmë të mundur që të fillojmë punimet. Ishte kërkesë e banorëve, nxënësve por edhe nevojë e Drejtorisë së Arsimit, që Drobeshi të ketë një objekt të ri shkollor, me kapacitet të shtuar që përmbush kërkesat dhe nevojat e nxënësve të këtij lokaliteti. Ne jemi të kënaqur që sot po inaugurojmë fillimin e punimeve të kësaj shkolle. Prandaj, kam besim që punët të kryhen sipas dinamikës dhe nxënësit e Drobeshit të kenë kushte më të mira për mësim”, u shpreh kryetari Haliti. Ndryshe, nxënësit e fshatit Drobesh, nga klasa e pestë janë detyruar që mësimet ti ndjekin në shkollën amë të Vitisë, duke udhëtuar me kilometra çdo ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …