U mbajt mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt dhe e fundit e legjislaturës së Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitet 2017-2021

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Afrim Dina, është mbajtur mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt dhe e fundit e legjislaturës së Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitet 2017-2021. Në mbledhje i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, nënkryetari i Komunës Fatmir Iska, anëtarët e Kuvendit Komunal, drejtorët e drejtorive komunale dhe Sead Raba, monitorues nga OSBE. Gjatë kësaj mbledhje është bërë shqyrtimi dhe më pas janë miratuar këto pika: Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Draft Planit të punë së Kuvendit të Komunës për vitin 2022, Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Draft Planit të punë të Kryetarit të Komunës për vitin 2022 dhe Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për miratimin e Draft Planit të punës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2022.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …