Salih Mustafa

Në seancën e ditës së sotme në gjykimin kundër eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, është paraqitur dëshmitari i tetë i mbrojtur

Në seancën e ditës së sotme në gjykimin kundër eprorit të UÇK-së,  Salih Mustafa,  është paraqitur dëshmitari i tetë i mbrojtur, i cili ka  dëshmuar  për procesin e zhvarrimit të një trupi, për të cilin tha se e kanë zhvarrosur bashkë me persona të tjerë dhe kanë vërejtur se i kishte këmbët e duart e thyera, si dhe se kishte plumba prapa shpinës. Dëshmitari pa identitet publik  ka thënë se prapa shpinës së trupit që kanë zhvarrosur kanë parë vrimat nga plumbat. Ai nuk ka bërë të ditur se kush e kishte vrarë. Prokurorja Valeria Boliçi e ka pyetur nëse herën e dytë kur kanë shkuar kanë parë ndonjë hollësi apo diçka tjetër lidhur me trupin e dytë që ishte në të njëjtin varr, por  dëshmitari ka mohuar. Prokurorja ka përfunduar marrjen në pyetje të dëshmitarit, kurse shumica e pyetjeve që ajo ka parashtruar janë përcjellë me seanca të mbyllura, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …