U mbajt mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit të komunës së Rahovecit Afrim Dina, është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2021. Në mbledhje kanë marrë  pjesë: kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe drejtorët e drejtorive komunale. Në fillim të mbledhjes kryesuesi i Kuvendit, Afrim Dina e ka falënderuar kryetarin e Komunës për mbështetjen në rregullimin e sallës së mbledhjeve duke thënë se me rregullimin e kësaj salle na janë krijuar kushte më të mira që ne të punojmë dhe ti kryejmë obligimet që kemi karshi qytetarëve. Në këtë mbledhje është aprovuar ky Vendim për shpalljen me interes të përgjithshëm publik parcelën P-71510066-00386-1 dhe është miratuar Rregullorja për Përkujdesjen dhe Mbrojtjen e Fëmijës. Gjatë mbledhjes është diskutuar edhe për Raportin vjetor të Punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2020; Raporti vjetor financiar për vitin 2020; Informatë rreth punës së KKSB-së për gjashtë (6) mbledhjet e vitit 2020 dhe Raporti i punës i Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …