Është mbajt mbledhja e parë e Kuvendit Komunal të Deçanit për vitin 2021

Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti takimin e parë të rregullt për vitin 2021 të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Drejtorëve të drejtorive, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe qytetarëve, u debatua për shumë pika me rëndësi për Komunën e Deçanit.

Për këtë takim ishte parapa ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2021,

  3. Marrja e Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2021,

  4. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Komitetit të Komuniteteve për vitin 2021,

  5. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Zyrës për komunitete dhe Kthim dhe Integrime Evropiane për vitin 2021,

  6. Marrja e vendimit për Pëlqimin Mjedisorë për Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisorë të PZHK-së,

  7. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës,

  8. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Rregullores për Institucionet Edukativo-Arsimore të Komunës së Deçanit ,

  9. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit te Integritetit,

  10. Shqyrtimi i Raportit të Përformancës për vitin 2019,

  11. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të Veprimit kundër korrupsionit,

  12. Formimi i Komisionit për përzgjedhjen e Drejtorëve/Zëvendësdrejtorëve të shkollave në Komunën tonë,

  13. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, seanca ka vazhduar me pikat e rendit të ditës.

Pikat 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6, janë votuar unanimisht nga të gjithë Asamblistët e pranishëm në seancë. Pikat 7 dhe 8 janë miratuar me shumicë votash, pika e 9 me vota unanime, ndërsa pika e 10 Shqyrtimi i Raportit të Përformancës për vitin 2019, ishte njëra ndër pikat që nuk kërkon miratimin e asamblesë por vetëm dhënien e sqarimeve lidhur me këtë pikë vërejtjet dhe sugjerimet sa i përket përformacës komunale ku për vitin 2019, komuna e Deçanit është renditur jo kënaqësh në këtë fushë. Përformaca e Komunës së Deçanit në 19-të fusha të matjes me gjithsej 119 tregues ka nxjerr komunën e Deçanit në 67.18℅ transparente gjë e cilat është konsideruar jo e drejt karshi të gjitha punëve, investimeve, dhe publikimeve të bëra. Kjo pikë nuk votohet por vetëm diskutohet. Seanca ka vazhduar me pikat e rendit të ditës ku me vota unanime është aprovuar Plani i Veprimit kundër korrupsionit. Në këtë seancë është formuar edhe komisioni për përzgjedhjen e Drejtorëve/Zëvendësdrejtorëve të shkollave të Komunës së Deçanit ku ishte edhe pikë e 12 e rendit të ditës. Sipas rekomandimit të MASH-it komisioni duhet të përbëhet nga tre anëtar:

  1. Anëtar i komisionit zgjidhet nga MASHT

  2. Xhevat Bozhdaraj- Udhëheqës i Sektorit të Arsimit –DKA

  3. Burim Bruqi- Kryetar i Këshillit të Prindërve në Komunën e Deçanit

Kjo përbërje është votuar nga asamblistët në këtë seancë.

Në të ndryshme janë diskutuar dhe miratuar dy kërkesa me rendësi:

Me rekomandim të KPF-së për pagesën e të gjithë punëtorëve shëndetësor (mjeke dhe infermier) të cilët kanë punuar gjatë kohës se pandemisë COVID-19, dhe nuk janë përfshi ne pakon qeveritare sepse nuk janë ne listë te pagave, sepse janë të punësuar me kontratë për shërbime te veçanta. Pagesa kërkohet të bëhet për muajt: shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, sipas listës se prezantuar nga QKMF-ja dhe datave të punësimit, mbase vlera mbi 5000 euro, kërkon aprovimin të kuvend, ky rekomandim ka marrë edhe miratimin e të gjithë asamblistëve te të gjitha subjekteve politike. Në të ndryshme po ashtu është miratuar edhe kërkesa e Drejtorisë së BPZHR për shndërrimin e një parcele nga toka Bujqësore në tokë ndërtimore në fshatin Isniq. Të gjitha sqarimet e dhëna në propozim vendim kanë shty që asamblistët ta miratojnë edhe këtë kërkesë. Takimi i radhës i Kuvendit Komunal do të mbahet muajin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …