U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të drejtorëve në Therandë

Takimin e rregullt javor me Këshillin e drejtorëve komunal, kryetari i Komunës së Therandës Bali Muharremaj, e ka filluar me kërkesën që secili drejtor të raportojë për punët që janë kryer gjatë javës. Në takim u tha që po bëhen përgatitjet për të shënuar datat përkujtimore, përkatësisht tubimet përkujtimore në Therandë për masakrën mbi familjet Berisha, në Samadraxhë, në Tërrnje etj. Gjithashtu u bisedua edhe për lëvizjet për të mirë në Shëndetësi, sidomos për vizitat që po i bëhen personave me sëmundje të rëndë, ata pa përkujdesje dhe të pa lëvizshëm. Drejtoresha e Shëndetësisë Sale Bytyçi, ka dhënë edhe numrin e ekipit mjekësor në terren për të gjithë ata që kanë nevojë të thërrasin këtë numër, 045/ 930 001. Edhe nga drejtoritë tjera janë dhënë raporte për punët e kryera gjatë javës.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …