U mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit të drejtorëve në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në takimin e rregullt javor me Këshillin e drejtorëve, u informua më detajisht për aktivitetet dhe punët që po kryhen nëpër drejtori. Gjatë këtij takimi u tha se në Drejtorinë e Bujqësisë po bëhet rregullimi i rrugëve fushore, si dhe po punohet rreth sistemit të ujitjes pikë-pikë, ndërsa drejtoria e Kulturës ka shpallë tenderin për organizimin e aktiviteteve për Diafestin, si dhe për ndërtimin e stadiumit në Studençan. Nga drejtoria e Arsimit u kërkua që sa më shpejt të fillohet më dy çerdhet për fëmijë në fshatin Mushtisht dhe Duhël, ndërsa nga drejtoria e Ekonomisë dhe Financave u fol për aksionin rreth grumbullimit të të hyrave. Nga drejtoria për Shëndetësi u bë e ditur se kanë arritur donacion 5 shtretër nga Projekti i “Caritas-it”, si dhe është bërë furnizimi me insulinë dhe se shpejti do të bëhet edhe furnizimi me barna, kurse janë aktive 6 QMF dhe 11 AMF në fshatrat e Komunës së Suharekës. Pas raportimit të drejtorëve, kryetari Muharremaj, ka dhënë detyra dhe obligime tjera për drejtorët që duhet ti kryejnë gjatë ditëve në vazhdim. Ai edhe një herë ka rikujtuar se gjatë kohës sa bashkatdhetarët tanë janë në pushim, shërbyesit civilë të jenë në shërbim të atyre që kanë nevojë për rregullimin e ndonjë dokumenti personal.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …