Brickos

U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit të Komuniteteve në Deçan

U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit të Komuniteteve në komunën e Deçanit. Të pranishëm ishin anëtarët e komitetit, përfaqësues të UNMIK-ut  dhe qytetarë. Në këtë mbledhje u diskutua për pikat:

  1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Raport nga ZLK-ja;

  3. Të ndryshme.

Pas aprovimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pikat tjera. Në raportin nga ZLK-ja, z.Shaban Pajçinoviq tregoj që këtë muaj nuk kemi pas raste të riatdhesimit, këtë muaj kemi pasur disa aktivitete, kemi qenë bashkë me kryetarin, z. Bashkim Ramosaj dhe ministrin e Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi kemi vizituar shkollën e Gramaqelit ku jemi informuar për nxënësit e komunitetit që kanë braktisur shkollën për arsye ekonomike, kemi qenë në vizitë edhe në shkollën e Prapqanit. Kemi bërë kërkesë edhe për 50 pako ushqimore higjienike për familjet në nevojë. Anëtarja e këtij komuniteti, znj. Albesa Cacaj, i parashtroj disa pyetje dhe kërkesa të cilat kontribuojnë në mirëqenien ekonomike të komuniteteve. Mbledhja e radhës do të mbahet muajin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Prekaz të Epërm është bërë zbulimi i busteve të dëshmorëve të kombit

Sot në fshatin Prekaz të Epërm të komunës së Skenderajt është bërë zbulimi i busteve …