leoni

U mbajt mbledhja e rregullt e kuvendit komunal të Rahovecit, e njëmbëdhjeta për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e njëmbëdhjetë e rregullt për vitin 2023. Të pranishëm në seancë përveç kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës, zt. Smajl Latifi, Nënkryetari zt. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, mediat që monitorojnë seancën, përfaqësuesit e KDI-së, përfaqësuesit e OSBE-së.  Si çdo herë fillimi i seancës u karakterizua me pyetje të kuvendarëve për kryetarin e komunës, respektivisht ekzekutivin. Pyetjet ishin rreth:

▪Transport për nxënësit;

▪Lapidar artistik kushtuar themeluesve të grupit artistik kulturor “Arshikët e Xërxës”;

▪Kërkesë për funksionalizimin e aparatit të biokimisë në QKMF;

▪Mirëmbajtja e rrugëve;

▪Kërkesë për informatë rreth numrit të madh të mungesave të nxënësve në shkolla;

▪Mungesa e parkingjeve në qytet;

▪Pagat për pensionistë;

▪Mungesa e trotuareve në fshatin Hoçë e Vogël dhe Brestoc;

▪Kabineti i informatikës në shkollën e fshatit Hoçë e Vogël;

▪Kompenzimi i dëmeve në bujqësi për vitet 2018-2020;

▪Siguria e nxënësve nëpër shkolla;

▪Pakënaqësi me llojin e kubëzave në sheshin Republika dhe mungesa e ujit tek kroi.

Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje të strukturuara dhe konkrete nga kryetari i komunës – ekzekutivi.

RENDI I DITËS me 10 pika, ishte ky:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim paraprak të pronës së paluajtshme komunale P- 01057-2 ZK- Xërxë, personave fizikë dhe juridikë dhe zhvillimin e procedurave të ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër 1-15 vjet;

  4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510057-01728-1 ZK-Rahovec;

  5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510057-02240-1 ZK-Rahovec;

  6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510057-01422-1 ZK-Rahovec;

  7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510033-00550-2 ZK-Xërxë;

  8. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-00386-1, në zonën kadastrale Pastasellë;

  9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për caktimin e normës tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2024;

  10. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e Raportit të komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.

Pika shtesë:

1. Shqyrtimi i propozim vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës.

 2. Seanca u cilësua konstruktive, me angazhim dhe efikase, ku pikat e rendit

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …