Komuna e Skenderajt ua fal qytetarëve rreth 390 mijë euro të tatimit në pronë

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot seancën e rregullt, e cila është udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu. Në këtë mbledhje, si pikë kryesore e rendit të ditës, nga e cila përfitojnë direkt qytetarët e komunës, ka qenë falja e borxhit në vlerën e 100 eurove të tatimit në pronë, fatura të vitit 2023. Me këtë rast, me votat e shumicës së anëtarëve të Kuvendit është votuar propozim-vendimi për falje të tatimit në pronë për të gjithë tatimpaguesit, që arrin vlerën afërsisht 390 mijë eurove. Kuvendi gjithashtu ka miratuar edhe pikat tjera të rendit të ditës, si në vijim:

– Shqyrtim i raportit të punës së Njësisë së Auditorit të Brendshëm, për periudhën janar –dhjetor 2023

– Propozim-vendim për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2024

– Propozim-vendim për miratim paraprak të vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë deri në 99 vite, personit fizik

– Propozim-vendim për formimin e komisionit vlerësues për zbatim të procedurave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës përmes procedurës së shprehjes së interesit

– Propozim-vendim për formimin e komisionit të ankesave për shqyrtim të ankesave të palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës

– Propozim-vendim për plotësim të ndryshimit të vendimit për KKSB-në

– Shqyrtim i raportit të Integritetit sipas Planit Komunal për Integritet

– Informatë për procesin e legalizimit për leje ndërtimore dhe për leje mjedisore

– Raporti përfundimtar i komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Të gjithë këto pika janë miratuar nga Kuvendi Komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …