Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacioni Policor në Rahovec, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast dhune në familje, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1995, përveç që dyshohej për dhunë në familje, kishte në posedim armë në mënyrë të paautorizuar. 

Në koordinim me prokurorin e shtetit është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, me një karikator dhe dhjetë (10) copë fishekë. 

Armët dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa  me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 

 

Rahovec, 29 nëntor 2023

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Qëndresa heroike e Tahir Nebih Mehës dhe Nebih Emin Mehës në Prekaz, më 13 maj të vitit 1981

Komuna Skenderaj më shoqatat e UÇK-së organizojnë homazhe 43-vjetorit të rënies së heronjëve Nebih e Tahir Meha

Më rastin 43-vjetorit të rënjës së heronjëve Nebih e Tahir Meha’ Komuna Skenderaj më shoqatat …