Kryesuesi i Kuvendit komunal të Vitisë në fillim të kësaj mbledhje, i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të Kuvendit Komunal të Vitisë.
Megjithatë para se të shqyrtohen pikat e paraparë të rendit të ditës, anëtarët e Kuvendit kanë parashtruar pyetje lidhur me punën e ekzekutivit komunal. Gjithashtu u propozuan edhe dy pika të reja për shqyrtim në këtë seancë, të cilat edhe me shumicë votash u miratuan që të inkorporohen në këtë mbledhje. Krahas pikave të tjera, dy pikat e reja ishin ajo e propozuar nga shefi i grupit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për financimin e shujtave ditore për shërbyesit civil, si dhe stafin teknik dhe mbështetës të komunës së Vitisë. Pikë tjetër ishte edhe ajo e propozuar nga drejtori i Drejtorisë për Urbanizim, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Visar Demiri, për hartimin e hartës zonale të komunës, me që nga MAPL ishte rikthyer për plotësim të vendimit të kaluar në seancën e fundit.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
