leoni

RKL: Mbëshjtetja financiare e morale e Ministrisë së Kulturës e Qeverisë-Kurti për jugo-aktorin Petrovci, është akt i mirëfilltë, antikombëtar

Në një intervistë me gazetaren e NINit, Tamara Spajiq, Enver Petrovci ka deklaruar se Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë për Millosheviqin.  Për shkak të kësaj, unë e vlerësova Millosheviqin dhe vura foton e tij. Të betohem, unë gjithmonë e mbajta foton e tij, dhe gruaja gjithmonë e hiqte atë. E vura dhe ajo e hoqi… Më mirë kemi jetuar në kohën e Millosdheviqit, sesa tani në kohën e Thaçit…Përkrahja morale, mbështetja financiare e Qeverisë-Kurti për Enver Petrovcin nuk është diçka e papritur, por në radhë të parë është pajtim me qëndrimet e tij, dhe kjo flet shumë, po aq shumë sa edhe deklarata e Albin Kurit për shqiptar-vrasësin, Oliver Ivanoviq.

Kanë kaluar tri vite, qyshkur mbetja serbe, jugo-aktori Enver Petrovci mori çmimin për “Vepër Jetësore”, nga ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, pikërisht sepse tri vjet më parë Petrovci kishte thënë se më mirë kemi jetuar në kohën e Millosheviqit sesa tani nën Hashim Thaçin.  Asokohe, në reagimin e Radios-Kosova e Lirë, veç tjerash ishte botuar edhe intervista që Petrovci i kishte dhënë,  gazetares së NIN-it, Tamara Spaiq.

Pak ditë më vonë avokatja  e tij, që shkruante shqip (NN)  kishte paralajmëruar Radion-Kosova e lirë që të hiqej komenti dhe t’ i kërkohej falje publike, jugo-gllumacit, Petrovci, ose  të ballafaqohej me ndjekje penale. Kur i treguam zonjës avokate se qëndrimi i Radios është i palëkundshëm, dhe t’ i kërkohej falje Petrovcit ishte njëjtë sikur t i kërkohej falje Milloshevuqit, dhe  RKL nuk përfillë asnjë avokate, ajo u kërcënua se së shpejti do ta ngreh padinë.Kaluan tri vite dhe padia nuk është ngritur ende. Nuk e di a është  ndër të gjallët avokatja, por gllumaci me gjak tru, mendje, qenie ADN politike  millosheviqiane, e ka thelluar qëndrimin përbuzës, fyes e përçmues  kundër UÇK-së, veçmas kundër Hashim Thaçit. Ai e ka mbrojtjen e Qeverisë Kurti, sidomos të ministrit, Harullah Çeku, ideatorit të restaurimit të kullës së fashistit shqipfolës, Xhafer Deva, në Mitrovicë. Nuk është e thënë se tërë elektorati i Vetëvendosje  e ka përkrahur vendimin e ministrit, Çeku, por me këtë rast pyes pesë shokët e dikurshëm të burgjeve e të luftës së UÇK-së,  që vegjetojnë dhe mrizojnë në Vetëvendosje, pse nuk reagojnë.

 Ata ose kanë frikë nga Albin Kurti, e Dejona Mihal, ose pajtohem me  ministrin Çeku, ose thjesht mendojnë se E. Petrovci ka të drejtë. Në kthinat dhe qymezet e Vetëvendosjes po flitet se nëse Vetëvendosja fiton në zgjedhe, hale-mbetja jugosllave Petrovci do ta ketë postin e ministrit apo zëvendësit të Kulturës.

Ndërkohë disa medie bëjnë të ditur se Ministri, Hajrullah Çeku vazhdon ta mbështesë financiarisht, jugo-aktorin Petrovci, në radhë të parë sepse fyen dhe ofendon luftën e UÇK-së, veçmas Hashim Thaçin  dhe lavdëron e himnizon Albin Kurtin. Në një intervistë të fundit në emisionin, me Adelina Ismajlin” në RTK, jugo-aktori,  Enver Petrovci bëri disa deklarata që shkaktuan reagime të forta në opinionin publik. Në këtë intervistë, Petrovci ka vlerësuar shumë lartë Albin Kurtin, ndërkohë që ka shprehur urrejtje e nënçmime të ulëta për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deklaratat e tij kanë shkaktuar polemika për shkak të përçmimit që ai ka shfaqur kundër  disa personaliteteve të rëndësishme të historisë së Kosovës. Veçanërisht, fjalët e tij për ish-drejtuesit e UÇK-së janë vlerësuar si ofenduese nga shumë individë dhe grupe. Të dhënat e fundit tregojnë se lavdërimet e Petrovcit për kreun e qeverisë së Kosovës mund të kenë një kontekst të veçantë. Sipas raporteve, ai është kompensuar financiarisht me  13 mijë euro nga Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për shfaqjen “Pasaporta”, raporton Demokracia.com.

 Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ashpër kundër jugo-aktorit, Enver Petrovci pas deklaratave të tij kundër krerëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai e cilësoi Petrovcin si jugonostalgjik  dhe i sugjeroi të largohet në atdheun e tij, duke thënë: “Shko jeto atje ku ndihesh më rehat, të shpallin hero si Car Lazarin”. Në një postim në rrjetet sociale, Lushtaku shtoi se, në jetë, sukseset dhe karrierat e larta humbasin vlerën kur nuk ka liri dhe mirënjohje për to. Ai konsideron se individët si Petrovci, të mbetur në kohën e nostalgjisë për Jugosllavinë, duhet të gjejnë qetësi në atdheun e tyre. Deklaratat e Lushtakut kanë shkaktuar një valë reagimesh në opinionin publik, sepse ka shumë të tillë, madje kanë  përkrahje financiare  nga Ministra e Kulturës e ministri të tjera.  Me siguri edhe treshja pushtetarë: Kurti, Konjufca, Osmani pajtohen me deklaratat e Petrovcit, pasi deri tani nuk kanë reaguar këshilltarët e zëdhënësit të tyre.

Pikërisht në 25-vjetorin e intervenimit të NATO-s, në ndihmë të Kosovës që nisi shtetëzimin e Kosovës, aktori Enver Petroviç ka bërë komente fyese e  denigruese, edhe kësaj radhe si gjithnjë,  kundër udhëheqësve të UÇK-së, duke i quajtur ata njerëz që erdhën rastësisht në shprehje, dhe se ata “i bëri lufta”, përndryshe do të ishin vetëm badigarda. Me këtë rast ka reaguar analisti Ilir Mirena. Ai në reagimin e tij i kujtoi Petrovcit se guximi i eprorëve për t’u radhitur para armikut e përpjekja e tyre në ato kohë të vështira  iu solli atyre nderimin. Në një kontekst të zhvillimeve aktuale, gazetari Ilir Mirena ka shprehur kritikat e tij ndaj aktorit për cilësimet e tij, duke e karakterizuar si “fashist jugosllav”. Ai i ka bërë thirrje për të tërhequr “Çmimin për Vepër Jetësore”, i cili u nda nga Ministria e Kulturës. Në postimin e tij, ai shkroi: “Këtij fashisti jugosllav duhet t’i tërhiqet ky çmim që i është ndarë nga Ministria e Kulturës së Kosovës (Ministri Hajrullah Çeku ia ka ndarë këtë çmim)…”. Realisht pikërisht për qëndrimin e tij, fyes e përbuzës,  kundër Hashim Thaçit e UÇK-së, Petrovci e ka marrë këtë çmim nga ministri i Albin Kurtit.

Zëdhënësi i PDK-së Betim Gjoshi, ka shkruar se Roli” i ri i aktorit të preferuar të teatrove serbe për rolet antishqiptare, është tronditës me gjuhën e tij përçmuese. Ky rol fyen thellë mijëra familje që vazhdojnë të jetojnë me pasojat e mëdha të luftës nga humbja e njerëzve më të dashur të tyre në luftën për lirinë e Kosovës dhe mijëra njerëz që luftuan me atë që kishin për lirinë e vendit kundër një force të madhe ushtarake. Petrovci nuk është i vetëm. Si ai mendon edhe kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka dalë hapur kundër bombardimit të Serbisë nga NATO. Kurti është përfaqësuesi ideal i të gjithë atyre enverpetrovcëve që nuk e duan lirinë e popullit dhe vendit të tij.

Enver Petrovci është prototipi i ketij pushteti dhe frymës qe promovon ai. Jo rastësisht ai fyen krerët e UÇK-se derisa i lavdëron Albinin e Vjosën. Mos u bëni kishe po çuditni me Enver Petrovcin. Ju, mbi 70 mije shqiptare, e keni votuar Donika Gervallen pasi i ka quajtur publikisht krerët e UÇK-se kriminele e vrasës. Mu pas këtyre deklaratave, Albin Kurti e ka bere Doniken ministre te jashtme.

Në kontekst të deklaratave skandaloze reagoi edhe gazetari, Lirim Mehmetaj, i cili tha se është pikërisht Enver Petrovci ai i cili e luajti rolin e Car Llazarit kur edhe aktorët serbë e refuzuan, për shkak se ishin kundër regjimit të Millosheviçit. Kur aktorët serbë, për shkak se ishin kundër regjimit të Slobodan Millosheviç-it kishin refuzuar ta luanin rolin e mbretit serb Car Llazarit, atë rol e pranon vetëm një aktor – Enver Petrovci. Drejtori i teatrit të Nishit, meqë s’kishte opsione tjera, ia beson rolin Petrovcit, i cili e luan me krenari”, – shkoi Mehmetaj ndër të tjera.

Në një intervistë me gazetaren e NINit, Tamara Spajiq, Enver Petrovci ka deklaruar se Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë për Millosheviqin.  Për shkak të kësaj, unë e vlerësova Millosheviqin dhe vura foton e tij. Të betohem, unë gjithmonë e mbajta foton e tij, dhe gruaja gjithmonë e hiqte atë. E vura dhe ajo e hoqi. Më vjen turp që jam gjallë sepse shoh gjithçka shkon drejt greminës dhe fundoset dhe e di pse po fundoset dhe nuk kam forcë të ndryshoj asgjë. Prandaj kam turp që jam gjallë. Është e tmerrshme. Ata thonë se serbët në Kosovë jetojnë keq. Është e vërtetë. Por shqiptarët jetojnë pesë herë më keq. Ata ndryshuan shpirtrat e shqiptarëve. Ata nuk kanë më shpresë, dhe më e keqja është kur shpresa humbet. Shqiptarët nuk largohen më nga Kosova sepse nuk kanë bukë, nuk largohen sepse ka luftë, sepse janë të detyruar nga Millosheviqi apo Rankoviqi. Ata shkojnë sepse kanë humbur shpresën se mund të jetë mirë. Ky Thaçi ka ndotur gjithçka për ta që nga lufta. Ajri këtu është i vështirë për mua.

Përkrahja morale, mbështetja financiare e Qeverisë-Kurti për Enver Petrovcin nuk është diçka e papritur, por në radhë të parë është pajtim me qëndrimet e tij, dhe kjo flet shumë, po aq shumë sa edhe deklarata e Albin Kurit për shqiptar-vrasësin, Oliver Ivanoviq.

Kryeministri, Albin Kurti një vit më parë kishte treguar respekt dhe përkushtim, pikërisht për këtë Oliver Ivanoviqin, duke e marrë se shembull të politikanit meritor dhe duke shprehur respekt për të. Ivanoviqi  sipas vlerësimi të tij ka qenë “një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij, në Mitrovicë, ndërsa këtë e ka bërë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”. Gjashtë vjet më parë, Oliver Ivanoviq u vra në rrugët e Mitrovicës. Të gjithë ata që kryejnë një krim në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë dhe më vjen keq që autorët dhe ata që e kanë porositur këtë krim ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë. Nevojitet angazhim i të gjitha institucioneve përkatëse për të gjetur dhe dënuar përgjegjësit për vrasjen e tij”, kishte thënë, Albin Kurti,

Ahmet Qeriqi

  1. 3. 2024

Prishtinë

 

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Gurakuç Kuçi: Zgjedhjet elektorale si gjeopolitikë: Maqedonia e Veriut drejt Perëndimit apo Rusisë dhe reagimi i Gjermanisë

Zgjedhjet elektorale më nuk janë thjesht një ndërmarrje demokratike e organizuar për të kahëzuar zhvillimin …