Të mërkurën e ardhshme në sheshin “Njazi Azemi” në Viti fillojnë ditët për pastrimin e ambientit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë, se të mërkurën më 03.04.2024 ora 10:00 në sheshin “Njazi Azemi” në Viti, fillojnë ditët për pastrimin e ambientit në Komunën e Vitisë.

Ky aksion i organizuar nga Drejtoria për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, do të zhvillohet nën patronatin e kryetarit të komunës Sokol Haliti.

Aksioni do të vazhdoj për tre javë dhe do të shtrihet në gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë, ndërkaq do të përfundoj më 22.04.2024 në Ditën Ndërkombëtare të Tokës.

Ftohen qytetarët që të jenë pjesë e këtij aksioni.

Një ambient i pastër, për një shëndet më të mirë!

Kontrolloni gjithashtu

Kastrati: Në vitet në vijim do të jemi të përkushtuar për urbanizimin e fshatrave

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, gjatë mbajtjes së dëgjimeve buxhetore në fshatra, deklaroi …