U mbajt sesioni informues “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”

Organizuar nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK) në qytetin e Vitisë, është mbajtur të mërkurën një sesion informues lidhur me zbatimin e projektit trevjeçar (2020-2022) “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” , i cili synon përmirësimin e kushteve jetësore të fermerëve , rritjen e gjenerimit të hyrave dhe prodhimin bujqësor . Të pranishmit i ka përshëndetur zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu. Kurse sipas Arlinda Sahiti, Drejtoresh për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, ky projekt do të kontribuoj që fermerët , gratë̈ , të rinjtë̈ dhe studentet përmes aktiviteteve përkrahëse me grante , punë praktike aftësim profesional të krijojnë kushte për aktivitetet bujqësore apo biznesore , të cilat mundësojnë krijimin e të hyrave punësimin dhe përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike te tyre. Ndërkaq të pranishmit u njoftuan më gjerësisht lidhur me rëndësinë e këtij projekti nga përfaqësuesja e IADK-së, znj. Sylejman Bunjaku. Ndërkaq bëhet me dije se ky projekt bashkëfinancohet në Viti nga donatori BfDW nga Gjermania me Komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …