U mbajt takimi i Fokus Grupit Rajonal me përfaqësues institucional dhe bizneseve prodhuese

Në organizim të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë, në Ferizaj u mbajt takimi i Fokus Grupit Rajonal me përfaqësues institucionalë dhe bizneseve prodhuese.

Në këtë tryezë mori pjesë edhe Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Ferizajt, Balton Derguti, ku u diskutua për politikat dhe aktivitetet në mbështetje të zhvillimit industrial, sfidat e sektorit prodhues, si dhe mundësitë për përmirësimin e klimës së të bërit biznes.

Gjatë diskutimeve u trajtuan tema të rëndësishme që lidhen me zhvillimet në industrinë prodhuese, grantet për ndërmarrjet, shërbimet për tatimpaguesit, markat tregtare dhe infrastruktura e cilësisë.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit mbetet e përkushtuar në mbështetjen e bizneseve lokale dhe në krijimin e partneriteteve institucionale që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …