U mbajt takimi i parë për hartimin e Planit të KK të Malishevës për vitin 2024

Kryesuesi i kuvendit komunal të Malishevës, Argjend Thaçi, fillimisht përshëndeti panelistët e pranishëm, zyrtarin e lartë të OSBE-së, Albert Flori, Adem Kollari, zyrtar vendor i programit të OSBE-së, shefen e kabinetit të kryetarit, Blertë Krasniqi, drejtorët, udhëheqësit e njësive si dhe asamblistët. Në  takim u diskutua draft-plani i KK të Malishevës, të cilën, muaj për muaj e prezantoi, Argjend Thaçi  gjithë temat, aktet normative si dhe mbledhjet e KK të Malishevës, të rregullta, solemne dhe përkujtimore, po ashtu, planet dhe raportet të cilat do të  diskutohen në kuvend, formimi i komiteteve e komisioneve,  obligative dhe jo obligative, strategjitë e sektorëve. Kontribut dhanë diskutantët, Albert Flori dhe  Adem Kollari, ku para panelistëve ofruan praktikat më të mira të kuvendeve dhe sektorëve  që zhvillojnë komunat e Republikës së Kosovës. Në fund, draft-plani , do të kaloj edhe në konsultim publik dhe më pas dërgohet për shqyrtim në KPF dhe  diskutim e miratim  në Kuvendin e Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …