U mbajt takimi i parë për këtë vit i Komitetit Komunal Veprues për Komunitetet Rom dhe Ashkali

Në Rahovec u mbajt takimi i parë për vitin 2026 i Komitetit Komunal Veprues për implementimin e Planit të Veprimit për Komunitetet Rom dhe Ashkali 2023–2026.

Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet dhe veprimet konkrete në kuadër të zbatimit të planit, me fokus në koordinimin ndërinstitucional dhe avancimin e të drejtave dhe mirëqenies së komuniteteve rom dhe ashkali në Komunën e Rahovecit.

Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet drejtorive komunale dhe institucioneve përgjegjëse për realizimin e objektivave të parapara në planin e veprimit.

Komuna e Rahovecit mbetet e përkushtuar për promovimin e barazisë, përfshirjes dhe mbështetjes së të gjitha komuniteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …