Bekim Haxhiu e akuzon përsëri ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për keq menaxhim të pandemisë

Haxhiu: Prezenca e njësive speciale në Skenderaj, krijoi shqetësim të madh te qytetarët dhe hapi shumë pikëpyetje për kohën

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka reaguar lidhur me ngjarjet e mbrëmshme në Skenderaj.

Ai ka vlerësuar se prezenca e njësive speciale policore në Skenderaj ka krijuar shqetësim të madh te qytetarët.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se këto ngjarje hapin shumë pikëpyetje për kohën, mënyrën dhe motivet e veprimit të pushtetit aktual.

“Mbrëmë në Skenderaj nuk u pa thjesht një aksion policor. Ajo që ndodhi mbrëmë krijoi shqetësim të madh te qytetarët dhe hapi shumë pikëpyetje për kohën, mënyrën dhe motivet e veprimit të këtij pushteti në ikje, sidomos në prag të fushatës zgjedhore. Pamjet e forcave speciale në zemër të Drenicës rikthyen kujtime të rënda për shumë qytetarë, kujtime që lidhen me periudhat më të dhimbshme të historisë sonë. Për këtë arsye, çdo veprim institucional duhet të jetë i matur, transparent dhe në shërbim të sigurisë së qytetarëve, e jo të perceptohet si presion politik apo demonstrim force. Ofendimet, provokimet dhe tensionet e krijuara janë të dirigjuara nga mendësia përçarëse dhe diktatoriale e Albin Kurtit dhe Dejona Mihajlit”, ka shkruar Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …