U mbajt takimi i radhës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)

Në takimin e KKSB-së në Suharekë, në rend dite ishin 5 pika, për të cilat u diskutua veç e veç,  ku takimin e ka udhëhequr Nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka.

Rendi i Ditës:

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Trajtimi i mbrojtjeve të pyjeve nga dëmtuesit ilegal; Vetëdijesimi i qytetarëve nga minat dhe mjeteve tjera të pa shpërthyera nga lufta; Gjendja e sigurisë në shkolla dhe fillimi i procesit të mësimit për vitin 2018/2019; Siguria në aspektin e përgjithshme dhe në trafik; Pika e parë është miratuar.

Për pikën e dytë, ka raportuar Zyrtari i Pylltarisë, i cili ka deklaruar se ka dëmtime të pyjeve, por ka thënë se kemi një bashkëpunim të mirë me Policinë e Komunës sonë dhe së bashku jemi duke e vëzhguar terrin malor vazhdimisht. Për këtë pikë është deklaruar edhe Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë Milazim Lumi, i cili ka thënë se jemi në terren së bashku me zyrtarët e pylltarisë, ku ka filluar të stabilizohet gjendja në keqpërdorime të pyjeve, Komandanti Lumi ka shtuar se krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit, gjendja është më stabile. Te pika e tretë e rendit të ditës, ka pasur deklarim nga përfaqësuesi i FSK-së, i cili ka thënë se, në muajt janar dhe shkurt mund të mbajmë trajnime dhe ligjërata për nxënësit e shkollave të mesme në vetëdijesimin e tyre për rrezikun nga minat që kanë mbetur që nga lufta e dytë botërore e deri te lufta e fundit në Kosovë. Për pikën e katërt, ka folur drejtori i Drejtorisë së Arsimit Remzi Bytyqi, i cili është deklaruar duke thënë se, kemi siguruar që në dy shkollat tona të mesme të kemi prezent punëtorin e sigurisë, por edhe në shkollën tjetër të mesme shumë shpejt do ta kemi punëtorin e sigurisë edhe aty. Drejtori ka deklaruar se janë bërë të gjitha parapërgatitjet për të filluar vitin shkollor në të gjitha shkollat e komunës sonë. Ndërsa për pikën e pestë, të fundit, ka folur Komandanti i Policisë, i cili ka thënë se kemi pasur raste të shumta të aksidenteve në komunën tonë por edhe në nivel kombëtar ka pasur shumë raste aksidentale me fatalitet dhe me lëndime trupore por edhe dëme materiale. Në fund të takimit ka folur Kryetari i Komunës Bali Muharremaj, i cili tha se jemi duke punuar vazhdimisht në përmirësimin e gjendjes së fundit të krijuar pas vërshimeve por jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe për gjendjen e sigurisë në tërë territorin e Komunës sonë, me Policinë dhe të gjitha institucionet e sigurisë. Takim u përmbyll me disa rekomandime pozitive lidhur me pikat e rendit të ditës të këtij takimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …